SMS
VoIP G&MS Ju ofron mundësinë për të dërguar SMS në të gjithë botën nga kompjuteri Juaj apo nga WiFi telefon mobil. Ne këtë mënyrë ne Ju garantojmë komunikim të sigurt e të shpejtë. Zgjidhjet tona SMS e mundësojnë çdo përdorues qoftë ky person privat apo organizatë, të bëjë kontakt personal me vendin e dëshiruar.
Regjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e rrjetit tonë të dërgimit të SMS-ve në kohë reale tek çdo pikë e botës, me mbulim të më shumë se 660 operatorëve mobilë në mbi 201 vende.
Nëpërmjet këtij shërbimi ne i ndihmojmë firmat të ulin shpenzimet dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve që ofrojnë. Suksesi i shërbimit SMS vjen nga studimi i tregut që presupozon një brez të ri transmetimi të informacionit tekstor në rrugë mobile, duke synuar arsyeshmërinë ekonomike dhe pragmatike të këtij shërbimi.
Na lejoni t’Ju ndihmojmë Ju dhe biznesin Tuaj me shërbimet tona SMS - të sigurta dhe të realizuara në kohë reale!
Ju jeni përdorues i zakonshëm?
Qëllimi ynë është t’Ju lehtësojmë dhe të ulim shpenzimet tuaja të telefonit duke Ju ofruar mundësinë për të dërguar mesazhe tekstore te operatorë mobilë në gjithë botën direkt nga monitori i kompjuterit Tuaj. Regjistrohuni tani dhe mund të dërgoni SMS me një çmim të papërfillshëm nga akaunti juaj Voip G&MS.
Në se Ju drejtoni një organizatë apo firmë private...
Strategjia e dërgimit të SMS-ve mund të përdoret për të kontaktuar dhe për t’u dërguar informacion klientëve, furnitorëve, partnerëve apo punonjësve duke kursyer kështu mjaft para dhe kohë.
Ja dhe disa shembuj për marketingun mobil:
-
Disa kompani ajrore përdorin praktikën të dërgojnë SMS klientëve dhe punonjësve të tyre, duke i informuar kështu për vonese apo ndryshime të orarit të fluturimeve, për rezervime të liruara etj.
-
Bare e diskoteka në disa shtete kanë aplikuar tashmë dërgimin e SMS-ve vizitorëve të vet si një mënyrë më praktike e personale për t’i lajmëruar për promovime e veprimtari të reja, për zbritje çmimesh, inaugurime etj.
-
Restorantet u dërgojnë SMS klientëve me oferta të reja, ndryshime menush, zbritje çmimesh, ndryshim adrese.
-
Firmat e pasurive të paluajtshme dhe agjentët e bursave i përdorin SMS-të si komunikimi më i shpejtë e më i sigurt për të informuar për ndryshime të ndodhura dhe për mundësitë më të fundit për të bërë investime, çka presupozon reagim të menjëhershëm nga pala tjetër.
-
Shkollat, kolegjet e universitetet e përdorin SMS komunikimin për të informuar për ndryshime të programit shkollor, për mungesa të pedagogëve, rezultate të testeve dhe provimeve të dhëna, si dhe për kontakte direkte me prindërit e nxënësve për t’i vënë në dijeni mbi sjelljen e tyre, veprimtari të shkollës, etj.
-
Klinikat dhe spitalet i përdorin SMS-të për të lehtësuar kontaktin ndërmjet autoambulancave dhe ekipeve të mjekëve, për udhëzime në kërkim adresash, për informim të të afërmëve të të sëmurit mbi gjendjen e tij shëndetësore. Bashkimet e ndryshme i përdorin SMS-të si një mënyrë për të bashkuar anëtarët e vet dhe celulat drejtuese.
-
Shoqëritë, me anë të SMS-ve gjejnë një mënyrë bashkimi të anëtarëve të tyre me bërthamat udhëheqëse.
-
Firmat e transportit, të korrierëve dhe ato logjistike informojnë klientët e vet, furnitorët dhe shoferët për ndryshime në itinerare, ndryshim të vendit të dërgesës dhe kështu ulin shpenzimet për telefonata dhe garantojnë dorëzimin e dërgesës te marrësi.
-
Firmat e ruajtjes së objekteve lajmërojnë me SMS pronarët e tyre për parregullsi të konstatuara dhe pasoja eventuale.
-
Supermarketet dhe dyqanet u dërgojnë SMS klientëve të tyre dhe i informojnë për produktet e reja që ofrojnë, për produktet e kërkuara që kanë në gjendje, për koleksionet e reja, për hapjen e dyqaneve të reja etj.
-
Kinematë, teatrot dhe institucione të tjera kulturore informojnë me anë të SMS-ve për premiera të pritshme, ndryshime programi dhe ftesa.
Me përvojën tonë që kemi në bazë të punës me më shumë se 3000 klientëve VoIP dhe 1000 klientëve afaristë në të gjithë botën e më konkretisht në Bullgari, Rumani, Rusi, Portugali, Spanjë, Francë, Belgjikë, SHBA, ne Ju sigurojmë se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për Ju dhe biznesin Tuaj, që të bëheni më mobilë, praktikë dhe të kujdesshëm për klientët e partnerët Tuaj.